75 Mall Live Search
13:41 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku vdiq një person

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku për pasoj ka humbur jetën një person dhe një tjetër u lëndua rëndë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje.”

“Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK.”

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetem duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”, tha Daut Hoxha

Indeksonline ka arritur të siguroj pamjet nga vendi i ngjarjes ku vdiq një person dhe një tjetër është i lënduar rëndë. /Indeksonline/