Pamje nga aksidenti në Ulpianë, nuk ka të lënduar

Indeksonline ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në lagjën “Ulpiana”, ku një veturë taksie është përplasur me një tjetër veturë.
Kompania e taksisë, “Taxi Tesla” ka publikuar pamje të aksidentit, teksa ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident.
“Të nderuar qytetarë/e,
E TAXI TESLA sh.p.k. i’u njofton që sot, me dt. 22.07.2023 rreth orës 09:30 një veturë e kompanisë sonë është përfshirë në një aksident me një veturë private në lagjen Ulpiana, me ç’rast nuk ka të lënduar me pasoja fatale.
Vetura jonë nuk ka qenë shkaktar i aksidentit.
Çdo gjë shihet kjartë në video inçizimin qe kemi ngarkuar.
Shpresojmë që aksidente të tilla mos të ndodhin dhe lutemi për kujdes të shtuar në komunikacion.
Me respekt
E TAXI TESLA sh.p.k.” thuhet në njoftimin zyrtarë të kompanisë.
Më poshtë pamje nga aksidenti.


