Pamje, nga aksidenti që tronditi Deçanin
Një aksident i ndodhur mbrëmë në orët e vona në Isniq, e ka tronditur Deçanin. Fatlind Hysenaj nga fshati Lëbushë ka humbur jetën, ndërsa është lënduar rëndë Shkëlqim Kameraj.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht te vendi i quajtur “Ura e Demës”.
Shpejtësia thuhet se ka qenë arsyeja që ka shkaktuar tragjedinë.
Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e aksidentit ku shihet se sa janë dëmtuar veturat./Indeksonline/
