13:42 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje nga aksioni i zhytësve e policisë në kërkim të 66 vjeçarit qe u gjet i vdekur në Mitrovicë

Një trup i pajetë është gjetur sot afër një shtëpie të pabanuar në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për 66 vjeçarin Shemsedin Miftari nga kjo komunë i cili është raportuar dje nga familjarët si i zhdukur, transmeton Indeksonline.

Derisa rasti po hetohet, ishin ekipet e zhytësve, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë ata që qysh nga dje nisën kërkimet e Miftarit.

Të njëjtit kanë publikuar edhe pamje nga ky aksion, që rezultoi i suksesshëm por që fatkeqësisht personi u gjet pa shenja jete./Indeksonline