Pamje nga arritja e antishqiptares në burg

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, dje është dërguar në burgun e Idrizovës, ku do ta vuajë dënimin prej katër vjetësh burgim.
Mediumet e Maq. së Veriut kanë publikuar pamje gjatë kohës kur ajo ka arritur në burg.
Jankulloska është dënuar në rastin “Tanku”, që e hapi ish-PSP-ja, e që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.
Jankulloska fillimisht u dënua me gjashtë vjet burgim, por Gjykata e Apelit ia uli në katër vjet./Telegrafi/