75 Mall Live Search
11:15 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje nga aterimi i parë në Aeroportin e Prishtinës, pas pandemisë

Për shkak të pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë kishte ndërprerë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndërsa sot, pas më shumë se tre muaj ndërprerje të punës, është realizuar fluturimi i parë, shkruan Indeksonline.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës lajmin e ka kumtuar përmes një njoftimi në Facebook.

Fluturimi u realizua nga kompania AirMediterranean, nga Baseli, në ora 00:50 pas mesnatës.

Indeksonline iu sjell pamje nga ky aterim, i cili u mirëprit nga mërgimtarët tanë.

Mireserdhët Mërgimtar. U realizua fluturimi i parë në aeroportit “Adem Jashari”  pas pandemis, në ora 00:50 pas mesnates. Kompania AirMediterranean realizoj fluturimin. Ne ju dëshirojmë mireardhje dhe udhëtime të këndshme drejt Kosovës!”, thuhet në njoftim.