Pamje nga banka TEB pas sulmit me eksploziv, u vodhën shumë para
Banka TEB, sot në orët e hershme të mëngjesit është vjedhur nga katër persona.
Nga informacionet e para të Policisë, dyshohet se ata fillimisht kishin hedhur eksploziv.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci thotë se janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Nga pamjet e publikuara nëpër media, shihet se janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet ku është hedhur eksplozivi.


