75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Pamje nga bastisja e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

Me urdhër të Gjykatës Speciale, ditën e sotëm është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi.

Indeksonline ju sjell disa fotografi nga vendi i ngjarjes.Lajmi është konfirmuar nga avokati i Behramajt, Artan Çerkini.

Për “Indeksonline”, ai ka thënë se nga mëngjesi dhe aktualisht (ora 14:00) është duke u zhvilluar bastisja në banesën e klientit.

Nga ana tjetër, Gjykata Speciale ka thënë se nuk i komenton hetimet për këtë rast.