75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Pamje, nga brenda festës private të ditëlindjes së vajzës së Kim Kardashianit!

Chicago West e cila është vajza e Kim Kardashianit dhe Kanye Westit, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të dytë.

Pamjet nga brenda festës së ditëlindjes së saj, çifti West-Kardashian pëlqyen ta mbajnë mjaft private këtë festë, duke mos publikuar pamje nëpër rrjetet e tyre sociale, transmeton Indeksonline.

Por ishte motra e Kimit, Kylie Jenner, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram, pamje nga brenda festës së Chicagos.

Aty vërehet një atmosferë festive, ku dominojnë imazhet e personazheve të Disney Landit. /Indeksonline/