Pamje nga brenda festës së ditëlindjes, së djalit të madh të David Beckham

Ditën e djeshme djali i madh i çiftit Beckham festoi ditëlindjen e tij të 21-të.
Të pranishëm në këtë ditë të rëndësishme ishin të gjithë pjesëtarët e familjes Beckham dhe sigurisht që nuk mund të mungonte as e dashura e Brooklyn, Nicola Peltz.

Familja e tij gjatë gjithë kohës ka qenë duke e ndarë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale momentet e ditëlindjes.

Duke shijuar sanduiçë me biftekë që kushtonin 140$ dhe një shportë të madhe me sushi, Brooklyn shfaqet shumë i lumtur pranë njerëzve të tij të dashur.
Mirëpo të gjithë vëmendjen e ka ‘vjedhur’ motra e tij 8 vjeçare Harper e cila kishte veshur një kostum elegant të bardhë dhe shkëlqente e gjitha.
