Pamje nga brenda shtëpisë luksoze ku Ronaldo po qëndron i izoluar me familjen

Legjenda e futbollit portugez, Cristiano Ronaldo, 35 vjeç, bashkëshortja e tij Georgina Rodriguez, fëmijët, mamaja Dolores dhe vëllai Hugo janë në karantinë së bashku në shtëpinë e yllit të Juventusit në Madeira, shkruan The Sun.
Rezidenca shtatëkatëshe në Funchal, nga ku dhe është me origjinë Ronaldo, përfundoi punimet verën e kaluar – katër vjet pasi ish ylli i Manchester United bleu një depo dhe e shndërroi atë në këtë vendbanim luksoz.

Besohet se Ronaldo shpenzoi rreth 7 milion dollarë për të rikuperuar shtëpinë e ëndrrave, me Georgina, me pamjen e jashtëzakonshme nga deti, si dhe përfitimet tjera përfshirë dy pishinat me madhësi olimpike, xhakuzi dhe një fushë futbolli.

Në vitin 2015, Ronaldo bleu ndërtesën, pranë Hotelit luksoz “Savoy”, që ndodhet në hyrje të portit të Funchal, nga stilisti vendas Nini Andrade Silva për një shumë të paditur.
Por Ronaldo ishte i bindur se ai do ta shndërronte atë në një pronë të ëndrrave.

Në vitin 2019, kur puna përfundoi dhe ndërtesa u rikonstruktua, ai u zhvendos me nënën dhe vëllanë e tij Hugo, i cili gjithashtu administron Muzeun e tij “CR7”.
