75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pamje brenda shtëpisë së re të Cardi B-së dhe Offsetit

Reperja e talentuar Cardi B dhe i dashuri i saj, reperi Offset kanë festuar pasi janë bërë me shtëpi të re.

Duket se ata do të  vendosen në rezidencën e re luksoze së shpejti, para se të vjen Viti i Ri 2020, transmeton Indeksonline.

Artistja fituese e çmimit “Grammy”, 26- vjeçarja Cardi B ndau një seri pamjesh, duke shëtitur në rezidencën masive me bashkëshortin e saj 28 vjeç,  teksa çifti festoi festën e tyre të parë të Krishtlindjeve në shtëpinë e re.

Këngëtarja e hiteve “I Like It”, u tha ndjekësve të saj në Instagram se ajo dhe Offseti kanë qenë në kërkim të një shtëpie prej 2 vjetësh dhe ka qenë e vështirë që të zgjidhnin.

Ajo përshkroi se ata gjenin ndonjë shtëpi, por kishin mosmarrëveshje, pasi njëri pajtohej e tjetri jo, derisa vendosen ta blinin këtë rezistencë të bukur. /Indeksonline/