10:57 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / A K

Pamje nga ceremonia madhështore e FSK-së, Clark dekorohet me medalje

Gjenerali amerikan, Welsey Clark, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka dekoruar atë me një medalje në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, dhe do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.