Pamje nga djegia e autobusit në Veternik

Një autobus i qarkullimit urban është përfshirë sot nga flakët.
Rasti ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.
Flakët kishin kapluar pjesën e pasme të autobusit urban, teksa shtëllungat e tymit janë vënë re edhe nga larg.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin.
Indeksonline ka tentuar të marrë një raport nga policia mbi rastin, por që akoma nuk ka një përgjigje.
Akoma nuk dihet se a ka të lënduar nga ky incident dhe si ka ardhur deri të zjarri.
Ndërkohë, Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/


