75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / LB

Pamje nga djegia e katër veturave në rrugën “B” në Prishtinë

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugen ‘’B’’ në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar pamje kur shihet flaka që ka përfshirë këto vetura.

Për rastin është deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Sipas saj, dy nga veturat janë djegur plotësisht, kurse dy të tjerat pjesërisht.

“Menjhërë pasi kemi pranuar informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin që është i cilësuar si “Zjarrvënie”, ka thënë ajo.