Pamje nga droni/ Fushë Kosova e përmbytur

Kompleksi banesor “Eliza” dhe “Britania Homes” në Fushë-Kosovë, janë përmbytur nga uji.
IndeksOnline ka siguruar pamje të dronit ku shihet e gjithë lagjja e mbushur me ujë.
Gjendja është tejet serioze, ndërsa ende nuk dihet për vlerën e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare.
FSK-ja ka një njësit në këtë zonë, e cila po evakuon njerëz të bllokuar nëpër shtëpi e ndërtesa banimi./IndeksOnline/