Pamje të veturave të përmbytura në Fushë Kosovë, mijëra euro dëme materiale

IndeksOnline ka siguruar pamje nga lagjja “Eliza” në Fushë-Kosovë ku veturat u përmbytën nga uji.
Në prodrumet e ndërtesave ku ishin të parkuara, në mesin e tyre edhe vetura luksoze, u mbushën pothuajse tërësisht me ujë.
E pa dyshim që dëmet duhet të jenë të mëdha.
Komuna e Fushë-Kosovës është një ndër komunat më të prekura nga përmbytjet, pas reshjeve nga të mëdha të shiut/IndeksOnline/




