75 Mall Live Search
17:32 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje nga Gjilani, “luftë” për miell

Që nga data 13 mars Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që bartja e virusit COVID-19 të parandalohet.

Pavarësisht kësaj numri i të infektuarve me këtë virus është 17.

Situata në të cilën gjendet thuajse pjesa më e madhe e botës është e njëjtë, të gjithë duke u përgatitur të furnizohen me produkte ushqimore e farmaceutike, pasi që duhet të qëndrojnë mbyllur pa pasur ndonjë datë të caktuar se deri kur.

Ngjashëm po ndodhë edhe në Kosovë. Qytetarët në të shumtën e rasteve po bëhen grumbull në mënyrë që të blejnë miell, apo gjëra të tjera ushqimore.

Por sot në Gjilan thuajse qytetarët përplaseshin njëri me tjetrin në mënyrë që të furnizohen me miell në një prej marketeve.

Ngjashëm situata është edhe nëpër fabrikat e miellit.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet turma e njerëzve që gati lëndojnë njëri-tjetrin vetëm e vetëm që të blejnë miellin, anipse nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se rezervat shtetërore janë të bollshme dhe se nuk ka nevojë për panik./Indeksonline/