75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pamje nga grabitja e armatosur në pompën e derivateve në Drenas

Dje janë arrestuar për grabitje të armatosur i dyshuari me inicialet A. N dhe Sh. K, të dy kanë pranuar se kanë kryer veprën penale. Ndërsa, në këtë rast ka qenë i përfshirë edhe një person, të cilit gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, i është gjetur arma automatike kallashnikov.

Një grabitje me armë ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit. Po ashtu, KosovaPress mëson se dy të arrestuarit janë ndaluar në fshatin Komoran dhe nga ky rajon janë të gjithë të dyshuarit.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

“Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjatë automatike, një revole, një çantë, disa rroba, kapuç, doreza etj., gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje. Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftimin e Policisë.