Pamje nga Kodra e Trimave/ Ky është vendi ku po kryhen rrënimet në pronën komunale të uzurpuar

Pak më parë kryetari i komunës së Prishtinës ka njoftuar se me vendim të Kuvendit Komunal, do të bëhet rrënimi i disa objekteve në pronë komunale, parcela e të cilit do të përdoret për të ndërtuar Stacionin Policor, në njërën ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës, atë Kodra e Trimave.
Ndryshe Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ajo ka ndarë parcelë nga prona e saj ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave.
“Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar. Objektet do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor”, thuhet në njoftim.
Ndërsa IndeksOnline po qëndron në vendin ku po kryhet rrënimi dhe sjell pamje:




