75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / LB

Pamje nga kolona e madhe në Merdarë, deri në 5 orë pritje

Kolona të mëdha janë krijuar mengjesin e sotëm në dalje në pikën kufitare në Merdarë. Mërgimtarët po presin deri në pesë orë në kufi me Serbinë.

Njëri nga mërgimtarët ka dërguar pamje nga kolona, e cila, sipas tij, është rreth 4 kilometra.

Tash e disa ditë radhazi po krijohen radhë të gjata në dalje edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë.

Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica një ditë më parë në një prononcim për Indeksonline thekson se kjo situatë krijohet shkaku i procedurave që zbatohen në kufi, sidomos vonesave prej palës serbe.

“Kolonat që krijohen në vendkalimet kufitare janë si pasojë e ardhjeve të shumta të mërgimtarëve për një periudhë të caktuar kohore. Në anën tjetër procedurat që zbatohen në kufi, sidomos prej palës serbe në dalje e vonojnë daljen e shpejtë, e kështu automatikisht krijohen numër më i madh i pritjeve”, u shpreh ai.