Pamje nga komuna e Zveçanit, KFOR largohet – mbetet njësia speciale e Policisë së Kosovës

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës së Zveçanit, pas vlerësimit të tyre se gjendja është stabilizuar.
E mediat lokale veçse kanë publikuar pamje të zonës, nga ku dhe para ndërtesës së komunës së Zveçanit, aktualisht duket e pozicionuar një autoblindë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Tutje siç shkruan Kontakt Plus, aty shihen edhe disa automjete të policisë me patrullime të rregullta që raportohet të jenë ende në fuqi.