09:03 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Pamje nga koncerti i mbrëmshëm i Rita Orës në Paris!

Rita Ora po vazhdon suksesshëm turneun e saj botëror ‘Phoenix’ në Evropë.

Koncerti i saj i radhës ishte në Paris të Francës ku edhe ka dhënë performancë të shkëlqyeshme.

28 vjeçarja ka performuar hitet e saj më të njohura para një numri të madh adhuruesish.

Rita u shpreh e lumtur për perfomancën atje përmes një postimi në Instagram.

‘Faleminderit Paris. Ju ishit aq të bukur dhe kënduat zëshëm me mua. Prej thellësisë së zemrës time faleminderit shumë’, ka shkruar Rita./Indeksoline/