Pamje nga konflikti i mbrëmshëm në Pejë ku u përfshin 7 persona

7 persona janë përfshirë në një rrahje, natën e mbrëmshme në Pejë, në rrugën ‘’Medeline Olbright’’, te rruga e QKMF-së.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga kjo përleshje, ku mbeti i lënduar edhe një polic.
Katër nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /PENGIM I PERSONIT ZYRTAR- Pejë 12.10.2024 – 22:00. Është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar, njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm/afër dy zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare të cilët kanë intervenuar, gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.” Thuhet në raportin e policisë.
Pamje: