75 Mall Live Search
09:33 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Pamje nga laboratori i drogës në Leposaviq, u asgjësua nga Policia e Kosovës

Një person është arrestuar të shtunën në Komunën e Leposaviqit, pasi dyshohej se ka te improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit, në shtëpinë e tij.

Njësia e DHTN Mitrovicë Veri ne koordinim me Drejtorin Rajonale ne Mitrovice Veri ka bërë bastisje në fshatin Granican, ku të dyshuarit me inicialet R.V, ku ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj) .

IndeksOnline ka siguruar pamje nga dhoma ku janë gjetur bimët e kanabisit.

”Me datën 24.02.2024 rreth orës 07:30 Njësia e DHTN Mitrovicë Veri ne koordinim me Drejtorin Rajonale ne Mitrovice Veri kemi pranuar një informatë se ne shtëpinë e te dyshuarit R.V.(1981) në fshatin Granican, Komuna Leposavic dyshohej se ka te improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit. Njësia DHTN Mitrovice Veri nen asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bere bastisjen se bashku me objektet përcjellëse te shtëpisë  ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj) . Njësia e forenzikes ka bere fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen . I dyshuari nuk është has ne lokacion dhe gjendet ne arrati. Rasti vazhdon te hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri.

Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/