13:38 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Pamje nga lirimi i bokëserëve nga izolimi

Pas dy javësh sot janë liruar 7 bokëserët e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ata ishin kthyer në Kosovë më datën 17 mars 2020 të cilët u futën drejt e në karantinë.

Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve, drejtori Fatmir Sfishta i ka përshëndetur lojëtarët dhe iu ka uruar shëndet.

Njoftimi:

Sot më datën 03.04.2020 janë liruar lojëtarët e Federatës së Bokësit të Kosovës të cilët qëndruan rreth dy javë në karantinë në objektet e konvikteve për tu testuar nga Covid-19, të cilët u kthyen në vendlindje më datën 17.03.2020 nga Anglia dhe u vendosen në konvikt.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka përshendet lojtarët e bokësit dhe i’u dëshiron shëndet dhe suksese në garatë e ardhshëme.