75 Mall Live Search
22:37 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Pamje nga Mitrovica, vetura humb kontrollin dhe godet disa persona në trotuar

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi, në Mitrovicë, ku një vetura para pak minutash ka humbur kontrollin gjersa ishte në lëvizje dhe ka goditur disa persona në trotuar.

IndeksOnline ka pyetur në Policinë e Kosovës për këtë aksident por ende s’ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.

Sipas dëshmitarëve të rastit, katër persona kanë marrë lëndime trupore nga goditja.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe po merret me rastin./IndeksOnline/