Pamje nga momenti i arrestimit të Frashër Krasniqit dhe Zgjim Hysenajt

Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni simbolik që ata kanë mbajtur.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se arrestimi i tyre është politik, shkruan Indeksonline.
“Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm”.
Ata janë arrestuar për shkak te mbishkrimeve që kanë vënë në mure afër zyrës së BE-së, gjatë aksionit simbolik.
Më poshtë pamjet nga momenti i arrestimit të tyre!


