75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Pamje nga Negroci, EULEX-i në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në orët e hershme të mëngjesit kanë nisur një bastisje në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Pjesëtarët e EULEX-it, bastisje kanë kryer edhe në shtëpinë e Krasniqit, në fshatin Negroc në Drenasit.

Sipas familjarëve, Jakup Krasniqi është duke u intervistuar brenda shtëpisë së tij që nga ora 6:30 e mëngjesit.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, na ka brengos mënyra qysh kanë hy në shtëpi pjesëtarët e EULEX-it. Kanë mbërri në mëhallë në mëngjes, e pash që e kanë rrethu komplet shtëpinë, në momentin që e kam hapur derën kam kërku a kanë drejt me kontrollu, kanë hy në shtëpi pa paralajmërim pa asnjë dokument”, tha vajza e Krasniqit, Gresa.

IndeksOnline ka përcjellur nga afër aksionin në të dyja lokacionet, për të informuar sa më drejt lexuesit.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

This image has an empty alt attribute; its file name is shtepia2.jpg

Përveç në shtëpinë e Krasniqit, flitet që aksione janë duke u zhvilluar edhe në shtëpite e dy ish- pjesëtarëve të UÇK-së.

IndeksOnline, do t’iu mbajë të informuar vazhdimisht. /IndeksOnline/