Pamje nga Peja, kolona e madhe, distanca e duhur

Në qytetin e Pejës,qytetarët kanë dhënë shembullin më të mirë se si duhet të respektohet distanca, raporton IndeksOnline.
Ata tek sa merrnin asistencën sociale në Postë, ndonëse ishin në kolona të gjata, kanë respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore e qeveritare për ruajtjen e distancës. Qytetarët pejan me këtë rast kanë dhënë një shembull të mirë, se si duhet të ruhet distanca.
Kosova sikurse i mbarë globi po përballet me pandeminë Covid-19, dhe aktualisht numëron 61 raste të personave të prekur./IndeksOnline/