10:17 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Pamje nga shpërthimi i fuqishëm i filiales së bankës në Prishtinë

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në vendin e ngjarjes, në Rrugën B, ku ka ndodhur një vjedhje e filiales së BKT-së në mëngjesin e sotëm.

Disa persona të maskuar kanë arritur që të grabisin fililalen duke përdorur mjet shpërthyes, eksploziv.

Banorët në këtë pjesë kanë thënë se janë trondur nga shpërthimi pasi është dëgjuar në banesat e tyre.

IndeksOnline ju sjell pamje nga ky shpërthim i fuqishëm ku të dyshuarit arritën të demolojnë filialën.

Momentalisht, policia po vazhdon të qëndroj në vend ngjarje dhe është duke kryer ekzaminimet e duhura lidhur me rastin.