18:47 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje nga shpërthimi i vullkanit në Hawaii (Video/Foto)

Fotot dhe pamjet ajrore tregojnë shkallën dhe forcën shkatërruese të shpërthimit të vullkanit në Hawaii (Havai).

Gjatë ditës së diele, në zonën e Estoneve Leilani, ka pasur një shpërthim të ri të vullkanit. Shpërthimi i parë ishte shfaqur të enjten, e cila detyroi 1700 banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, transmeton IndeksOnline.

Vullkani ka shkatërruar 26 shtëpi, por për fat të mirë nuk është raportuar për vdekje apo lëndime.