75 Mall Live Search
13:56 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pamje nga shpëtimi i një të mituri në plazhin e Velipojës

Tre persona kanë rrezikuar që të mbyten sot në plazhin e Velipojës.

Më dramatike situata ka qenë për një të mitur, i cili për pak sa nuk kanë humbur jetën.

Ishin turistët ata që arritën të ndërhynë në kohë, për t’i shpëtuar jetën.

Burime për  Ora News, raportojnë se Velipoja nuk ka roje bregdetare, ndonëse është investuar për kullat e vrojtimit.  

Kjo  e bën të rrezikshëm futjen në ujë të personave që nuk dinë not.