Pamje nga shpëtimi i nxënësve nga rrënojat e shkollës së shembur në Nigeri
Tetë fëmijë kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, pasi një shkollë fillore u shemb plotësisht në qytetin e Nigerisë, Lagos.
Në një video që po qarkullon në internet, shihet momenti kur njerëzit shpëtojnë fëmijët nga rrënojat, transmeton Indeksonline.
Deri më tani nuk dihen zyrtarisht shkaqet e shembjes së shkollës, derisa mediat lokale në Nigeri kanë thënë se ndërtesa e shembur ka qenë bllok rezidencial me një numër të apartamenteve.
Ekipet e emergjencës kanë larguar të plagosurit nga rrënojat. Disa prindër të shqetësuar kanë arritur në skenën e shembjes derisa të tjerë kanë shkuar në spital lokal për të kërkuar fëmijët e tyre.