75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / OSH

Pamje nga spitali ku po trajtohen të mbijetuarit nga aksidenti në Bullgari

Mëngjesi i së martës ishte i trishtë për shqiptarët anë e kënd botës.

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën pas një aksidenti në Bullgari teksa po ktheheshin nga Turqia, shkruan IndeksOnline.

Autobusi mori flakë ku vetëm 7 persona arritën të dalin të gjallë përmes dritarës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga spitali ku po trajtohen të mbijetuarit në Bullgari.

Në mesin e viktimës ka qenë edhe një 27 vjeçare, shtetase e Kosovës nga Hani i Elezit.

Pritet që trupat e viktimave të mbërrijnë brenda 2-3 ditësh./IndeksOnline/