75 Mall Live Search
11:16 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje nga sulmi në Lagjën e Trimave: Shtëpi të shkatërrua, polici gjithandej e fëmijë të frikësuar!

Pikërisht sot para pesë vitesh në orën 5 të mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, nisi një nga ngjarjet më të rënda dhë në të njëjtën kohë më të komentuara, Përleshja e Kumanovës.  Më 9 maj të vitit 2015 një shkëmbim zjarri shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë në mes të forcave të policisë dhe një grupi të armatosur të identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare në qytetin verior maqedonas, në Kumanovë.

Mediat të informuara nga banorët, raportuan për goditje me armë zjarri që sa vinin e bëheshin me te shpeshta. Forca te mëdha policore nisën të grumbulloheshin në qytet, veçanërisht në Lagjën e Trimave, të banuar kryesisht me shqiptarë. Helikopterë të shumte fluturonin në këtë zone dhe autoritetet maqedonase zgjodhën te heshtin për orë të tëra për të sqaruar qytetarët se çfarë po ndodhte.

Situata ishte e paqartë, nëse te shtënat vinin nga individë apo policia po kryente një operacion ndaj personave te armatosur. Mediat nga burime te tyre jozyrtare deklaruan për disa viktima, mes te cilëve edhe civilë në përplasjet mes policisë dhe një grupi, ndërsa dhanë alarmin se banorët ndodheshin të rrethuar dhe frikësuar nga prania e forcave speciale. Pjesa më e madhe e tyre me pas u evakuuan.

Ministrja e Brendshme Jankullovska vendosi të japë informacione për atë çka po ndodhte vetëm ne orët e vona te mbrëmjes të së shtunës, kur tha se policia po përballej me një grup” terroristë” të armatosur rëndë të përbërë nga shtetas maqedonas dhe një vend në kufi, që synonte të godiste institucionet e rëndësishme.

 Ajo sqaroi se gjate përplasjeve kishte pasur viktima mes radhëve te policisë, por jo mes civilëve.

Gjatë të shtënave, tetë policë maqedonas dhe 10 nga pjesmarrësit shqiptarë u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën.

Të nesërmen rreth orës 18:00 rreth 28 persona të armatosur u dorëzuan dhe më pas u arrestuan.

Indeksonline ka qëndruar për dy ditë nga vendi i ngjarjes, derisa ka raportuar dhe ka pasqyruar edhe pamje që tregonin tmerrin e atyre dy ditëve në Kumanovë.

Fotografi këto që tregojnë se si policia maqedone shkatërroi shumë shtëpi shqiptare. Frikën e fëmijëve të pafajshëm.

Rreth 100 shtëpi ishin krejtësisht të djegura apo të pabanuara. Rreth 5000 shqiptarë menjëherë dolën refugjat në fshatrat kufitare në Kosovë. Autoritetet Maqedonase kurrë nuk kanë raportuar apo dhënë ndonjë deklaratë për dëmet që bëri policia kundër shtëpive shqiptare./Indeksonline

PAMJE TË REALIZUARA NGA FOTOREPORTERI I INDEKSONLINE – BLERIM UKA