12:46 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Pamje nga takimi i samitit në Vjenë ku po merr pjesë Kurti

Ka përfunduar Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku kancelari austriak Sebastian Kurz, ka pritur krerët e qeverive të këtij rajoni.

Mediat austriake kanë publikuar pamje nga ky Samit dhe nga pritja që Kurz u ka bërë liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Austria do të jetë krah i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor derisa ato të anëtarësohen në BE”, ka thënë Kurz në këtë takim.

Edhe kryeministri Kurti ishte pjesë e këtij samiti.

Pas pak, Kurz pritet të dalë në një konferencë për media.