23:47 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pamje nga të shtënat, ku u vra pronari i “Selo Tours” dhe u plagos baxhanaku i tij

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vrarë pronarin e një agjencioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Indeksonline raporton se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.