75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Pamje nga tubimi përmbyllës i LVV-së në Prishtinë!

Sot në Komunën e Prishtinës janë mbledhur qindra qytetarë nga vendbanime të ndryshme për të marrë pjesë në tubimin madhështor përmbyllës së Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan IndeksOnline.

Kandidatët për deputetë nga LVV-ja dhe nga Inciativa Guxo janë nisur nga katër anët e kryeqytetit për t’u bashkuar në shesh të gjithë së bashku.

Të pranishëm ishin edhe kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti së bashku me gruan e tij Ritën dhe kandidatja për deputete Vjosa Osmani së bashku më bashkëshortin Prindonin.

Me flamuj të ndryshëm në duar dhe me numrin 127 e me brohoritje të shumta janë pritur kandidatët për deputetë në Prishtinë.

Po ashtu Kurti e Osmani u paraqiten para një shkrimi “QEVERIA KURTI 2”./IndeksOnline/