75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pamje, nga ushtrimet e përbashkëta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka ndjekur nga afër ushtrimin e përbashkët të njësive të specializuara të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Maqedonisë Veriore.

Haradinaj shtoi se gatishmëria për përballje të përbashkët me sfidat e rreziqet ndër-kufitare është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se ushtrimi i sotëm është një porosi jo vetëm për bashkëpunimin e ndërsjellë, por edhe për sigurinë e kufijve tanë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në pikën kufitare në Glloboqicë ndoqa nga afër ushtrimin e përbashkët të Njësive të Specializuara të forcave të Policisë të Republikës së Kosovës dhe policisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dy vende fqinje janë të përkushtuara në thellimin e bashkëpunimit dhe në zbatim të plotë të rendit dhe ligjit. Gatishmëria për përballje të përbashkët me sfidat e rreziqet ndër-kufitare është dëshmi e marrëdhenieve të shkelqyera mes dy vendeve tona.

Ushtrimi i sotëm është një porosi jo vetëm e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dyja vendeve, por edhe e sigurisë për kufijtë tanë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë.

RH