Pamje nga varrimi i babait të heroit Hakif Zejnullahu

Në fshatin Lladoc të Podujevës i është dhënë lamtumira e fundit, Sabit Zejnullahut, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë, por edhe personalitete të ndryshme të jetës publike.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe ushtarakë, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri, Elmi Reçica, Ariana Musliu-Shoshi, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa.

Mes lotëve, në banesën e fundit e ka përcjellur edhe mbesa e tij, Floretë Zejnullahu, njëherësh deputete e PDK-së.
Poashtu prezent ka qenë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ish deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Ahmet Isufi.
Sabit Zejnullahu vdiq një ditë në moshën 83 vjeçare./IndeksOnline/









