75 Mall Live Search
16:35 / E Hënë, 02 Maj 2022 / k.v

Pamje nga vendi i aksidentit ku vdiqën dy persona (Video/foto)

Një grua dhe një fëmijë i mitur kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj, konkretisht në fshatin Gllobar.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa deri më tani është konfirmuar numri prej dy viktimave.

Trupat e pajetë janë dërguar në QKMF ndërsa policia e trafikut ndodhet në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin./IndeksOnline/