23:12 / E Enjte, 16 Maj 2019

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur A.Selmanaj

Rreth orës 22:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka mbetur i plagosur një person.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për A.Selmanaj. Njëri prej të dyshuarve shkrepi me armë zjarri në drejtim të Agonit.

Nga informacionet që ka siguruar Indeksonline, Selmanaj është plagosur në këmbë dhe është duke u trajtuar në emergjencën e QKUK-së. Ai është jashtë rrezikut për jetë.

Së bashku me të plagosurin ishte edhe vëllai i tij, Ndue Selmanaj. Ata janë sulmuar nga tre persona.

Shkaqet e sulmit ende nuk dihen. Ndërsa, Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/