75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / LB

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një lokal në Runik të Skenderajt, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u lënduan.

Nj ekip i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia ka rrethuar me shirita vendin e ngjarjes në Runik ku ka mbetur i vrarë, Nexhmedin Loshi 39 vjeçar.

Në anën tjetër, Shpend Fazliu nga QKUK ka deklaruar për Indeksonline se një nga tre të lënduarit është në gjendje pak më të rëndë shëndetësore.

“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së jemi njoftuar që 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të lënduar me armë zjarri. Sipas ekipit mjekësor, aktualisht, njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë” ka deklaruar Fazliu.