75 Mall Live Search
22:57 / E Diele, 15 Janar 2023 / AR

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vdekur një person në Mitrovicë

Pasditen e sotme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Viktima është i moshës madhore, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./Indeksonline/