75 Mall Live Search
17:36 / E Diele, 01 Maj 2022 / AR

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosën dy persona

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në Mramor të Prishtinës, te Liqeni i Badovcit, ku u plagosën dy persona.

Në pamjen e siguruar shohim teksa mjekët po i japin ndihmën e parë të plagosurve.

Sipas burimeve tona, një polic i ka plagosur dy personat që ndodheshin në një motoçikletë.

Tashmë të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.