Pamje nga vendi i ngjarjes- dyshohet për plagosjen e një personi
Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rrugës për në Gërmi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe ekipi i Indeksonline-t.
Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Nga vendi i ngjarjes ka ikur i plagosuri dhe personat e dyshuar që kanë kryer këtë akt./Indeksonline/



