Pamje nga vendi i ngjarjes në Graçanicë ku po digjen disa shtëpi

Mëngjesi i së enjtes nuk ka nisur aspak mirë për disa familje në Graçanicë.
Kjo për faktin se disa shtëpi janë përfshirë nga flakët.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se disa banorë edhe janë evakuuar për shkak të sigurisë së tyre.

Njësitë relevante të policisë ndodhën në vendin e ngjarjes.
Arsyet e zjarrit ende nuk dihen.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes. /IndeksOnline/



