75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet të jenë gjetur eshtra njeriu

Një person në Pejë ka hasur në një batanije, brenda së cilës kishte eshtra të cilat dyshohet të jenë të njeriut. I njëjti më pas e kishte raportuar rastin te Policia e Kosovës.

Një njoftimin e tyre thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi ky dyshohet të jenë gjetur eshtra të njeriut, ku shihet se policia ka lokalizuar vendin dhe ka vendosë shiritat.

“Pejë 17.04.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Indeksonline/