75 Mall Live Search
21:29 / E Martë, 20 Gusht 2024 / MSH

Pamje nga vendi ku dyshohet se një grua vrau kunatin e saj në Prishtinë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Kodra e Trimave”, ku një person u vra me armë zjarri.

Sipas burimeve të Indeksonline, për shkaqe të panjohura, e dyshuara Nazmije Millaku ka qëlluar për vdekje kunatin e saj, viktimën Xhevdet Millaku.

Motivet që kanë çuar deri në këtë tragjedi nuk janë bërë akoma të ditura, teksa viktima dhe dorasja raportohet të kenë banuar pranë njëri-tjetrit.

Të njëjtit janë nga fshati Ujmir i Klinës, raporton Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi ku raportohet të ketë ndodhur krimi.

Në vendin e ngjarjes vihen re njësite të Policisë së Kosovës, të cilët po merren me hetimet.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha për Indeksonline se viktima është vetdorëzuar në polici, teksa hetuesit po merren me rastin.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetdorëzuar një person e dyshuara: -N.M. femër .

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast” tha Ahmeti./Indeksonline/